Mbrëmjen e sotme në “Love Story” ka pasur një debat mjaft të fortë mes Reit dhe Deas. Gjithçka nisi nga komenti i deklaratës së fronistes për konkurrenten, e cila ishte shprehur se kishte bërë shumë gabim që ka ftuar Rein në takim.

Alketa Vejsiu: Rei pati një deklaratë të fortë aty për ty ku Dea ishte shumë e penduar dhe tha që nëse kam bërë një gabim, ka qenë se kam ftuar Rein në takim. Si e komenton ti këtë?

Rei: Problemi më i madh këtu është që nëse thua të drejtën je gabim. Këtu duhet të jesh si ai gjarpri që të jesh i drejtë. Shpeshherë has në këto probleme nga drejtësia ime. Pashë që Dea para dy puntatash i tha Algertit që je i preferuari im dhe tani del dhe thotë që është Albjoni i preferuari im dhe kjo është ajo shprehje që të “vret natën dhe të qan ditën”.

Dea: Nuk është ashtu fare. Mua më ndryshon mendja.

Rei: Ishalla nuk të ndryshon mendja…

Dea: Rei nuk ka interes për mua, pse debatoj unë me Rein?!

Rei: Unë do të flas sa herë të dua.

Dea: Wa sa bërtet, po më tremb!

Bleona: Quhet “Love Story” dhe jo “Hate Story”.

Rei: Quhet “Love Story”, por jo puthje sepse s’po shohim asgjë. Nuk pashë asgjë. A ke ardhur për të gjetur burrë moj vajzë?! Vetëm puthje dhe asgjë. Nëse keni ardhur për të luajtur ju mësoj lojën.

Dea: Pse i jepni të drejtën të diskutojë për mua?/tvklan.al