“Burri nuk duhet të jetë kurrë pishman me vdek”. Kështu u shpreh këtë të premte ish-kryeministri Sali Berisha gjatë emisionit “Zonë e Lirë”.

Ish-kreu i qeverisë u pyet nga moderatori Arian Çani nëse kishte frikë nga situata aktuale e krijuar nga koronavirusi. Por Berisha tha se të gjithë njerëzit janë vdekatarë dhe nuk ka asnjë frikë.

Megjithatë edhe ish-kryetari i Partisë Demokratike tha se e respekton karantinën për t’u mbrojtur nga Covid-19.

Arian Çani: A ke frikë për veten në këto momente doktor?

Sali Berisha: Jo absolutisht nuk kam frikë Arian.

Arian Çani: Pse doktor se unë tani po flas me mjekun Sali Berisha. ti e di që mjafton të rrimë në karantinë dhe nuk infektohemi.

Sali Berisha: Arian janë të ndara. E para ka të bëjë me një shpjegim që je i vetmi që ia kam dhënë. Jam kuar me një moto që “burri s’duhet të jetë kurrë pishman me vdek”. Ajo nuk është një karshillëk për vdekjen, por është një esencë e asaj që të gjithë jemi vdekatarë. Kjo është në doktrinën e rreziqeve, përbën një avantazh të jashtëzakonshëm nëse je i mbrojtur nga ky parim. Unë nuk kam asnjë frikë. Por respektoj me rigorozitet të madh karantinë për t’u mbrojtur nga një armik i egër siç është Covid-19./tvklan.al