A kishe veshur zhartier poshtë fustanit të nusërisë?

A kishe veshur zhartier poshtë fustanit të nusërisë?

22:07 20/09/2019

Ajo është një këngëtare mjaft e dashur për publikun shqiptar, me një zë të bukur dhe gjithmonë e buzëqeshur në skenë. Bëhet fjalë për këngëtaren Anxhela Peristeri. Ajo gjithnjë ka ditur të sjellë hite dhe vetëm pak ditë më parë ka publikuar këngën “Shpirti i bukur” një bashkëpunim me këngëtarin Stine. Në këtë videoklip këngëtarja shfaqet me një fustan nusërie, tepër modern dhe sensual si kurrë më parë.

E ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan, Peristeri tregoi detaje rreth këngës dhe realizimit të klipit.

“Është një këngë e Stines, tekstin e kemi bërë në bashkëpunim. Ai këndoi disa fragmente në fund dhe mua më pëlqeu shumë ideja dhe i thash që do të jetë i ftuar në videoklip. Ideja e fustanit të nusërisë ishte e imja. Në klip unë jam me dhëndrin, por në fund ikën tek djali që dëshiron. Fabula e këngës është që njeriu dashurohet me shpirtin dhe jo gjithmonë me bukurinë e jashtme, prandaj edhe videoklipi është realizuar në mënyrë të tillë. Unë dhe Stine kishim një koncert bashkë dhe u takuam në studio për koncertin, aty dëgjova disa këngë dhe nga ata që dëgjova më pëlqeu kjo. kënga është bërë brenda një jave”, tha Peristeri.

Gjatë intervistës drejtuesi i emisionit Arian Çani pyeti këngëtaren nëse kishte veshur zhartier poshtë fustanit të nusërisë.

“Duhet ta kisha veshur, por mu duk e tepërt prandaj nuk e vesha. Ajo që kam vendosur në këmbë është rreth që vendos çdo nuse. Më pëlqen”, u përgjigj këngëtarja./tvklan.al  

Delta
LAJMET

Të ngjashme

AZHBR
UKT
UKT
Doktori