Cila është ajo skuadër, klub apo përfaqësuese që nuk do të donte një Lionel Messi në përbërje. Tani për tani kjo mund të realizohet vetëm nëpër videolojëra. Por radioja spanjolle Cadena Ser, ka intervistuar një specialist në gjenetikë, Arkadi Navarro, që është edhe përgjegjës i Arkivit Europian të Gjenetikës i cili ka konfirmuar se me teknikat dhe teknologjinë aktuale, Messi mund të klonohet.

“Do të ishte e mundur të përftonim një qenie njerëzore shumë të ngjashme me Messin, një binjak. Do të ishte sikur kanë lindur në të njëjtën kohë, por njëri prej tyre ka mbetur i ngrirë për 20-30 vjet”,

ka deklaruar Navarro.

Pra nuk do të ishte e nevojshme të paguheshin 835 milionë Dollarë, shuma që kërkon Barcelona për ta lënë të lirë Messin. Binjaku i argjentinasit për të qenë si talenti aktual, duhet të mësohet me përjetimet e tij, me atë çka ai ka bërë, veçanërisht me golat që i ka shënuar Real Madrid dhe me 35 trofetë që ka fituar.

Nëse një klonim i tillë do të marrë jetë, futbolli nuk do të jetë më i njëjtë.

Tv Klan