A mbetet Rama kryeministër?!



A mbetet Rama kryeministër?!

22:44 14/01/2020

Vasili flet pas uljes në tryezë me PS dhe opozitën parlamentare

Një vit pasi doli nga parlamenti, opozita ka rënë dakord me mazhorancën për të kryer së bashku Reformën Zgjedhore, në një tavolinë ku kanë qenë të pranishëm përfaqësues nga PS Damian Gjiknuri, Rudina Hajdari si përfaqësuese e grupit parlamentar demokrat, nga PD Oerd Bylykbashi  dhe nga LSI Petrit Vasili.

Të ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ata kanë folur pikërisht për këtë zhvillim të rëndësishëm politik.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu se përse PD dhe LSI vendosën të ulen në një tryezë me qeverinë dhe me opozitën e re parlamentare të cilët nuk e njohin, Vasili u shpreh se arsyeja është e thjeshtë.

Sipas tij, PD dhe LSI që prej muajit Tetor kanë bërë disa kërkesë dhe kanë parashtruar disa alternativa për të dalë nga kriza e thellë politike, ku në mesin e tyre ishte edhe ajo për çështjen e Reformës Zgjedhore.

Vasili tha se “gjithçka që ishte një rrugëzgjidhje logjike, mori pamje dhe formë të pranueshme në një dokument të tillë”.

Blendi Fevziu: A nuk është një hap pas në raport me ato që keni deklaruar?

Petrit Vasili: Jo, ne nuk flasim me ulje apo mos-ulje, ne flasim cili është qëndrimi që kemi mbajtur në atë kohë dhe nëse ka inkoherenca… ky është një qëndrim logjik, nuk ka qenë as maniakal, as asgjë….

Blendi Fevziu: Kjo ulje në tryezë, e përjashton faktin që Rama të mbetet dhe kryeministër para zgjedhjeve?

Petrit Vasili: Jo prit, më thuaj a gjen inkoherencë në këtë?

Blendi Fevziu: Inkoherencë është qëndrimi disa mujor, largimi nga parlamenti, mos të kthehem tani tek çfarë keni deklaruar se me Gjiknurin nuk uleni…

Robert Rakipllari: Inkoherenca është e plotë këtu, logjikë ka, por inkoherenca është e plotë. Sepse zotërinjtë kanë thënë që nuk ulemi me Ramën deri sa ai të japë dorëheqjen. Nuk është çështja e parimeve por se kush i bën…

Oerd Bylykbashi: Me ligj ne mund të vendosim rregulla të tjera të forta, por Reforma Zgjedhore do të tregojë se kush janë zgjidhjet për çdo problem.

Blendi Fevziu: Ne kemi vuajtur nga problem ligjor apo nga deformimi  që i ka bërë ligjit Rama?

Oerd Bylykbashi: Ne kemi vuajtur nga vullneti negativ i Edi Ramës në raport me zgjedhjet

Blendi Fevziu: E pse ndryshoi tani vullneti i Ramës?

Oerd Bylykbashi: Madje, në 2013 vullneti i tij u bë njësh me atë të krimit të organizuar dhe futi në parlament kriminelët. Ne kësaj do t’i vëmë barrierat.

Blendi Fevziu: Si do ia vini barrierat?

Oerd Bylykbashi: Por zgjedhjet janë vullnet politik.

Blendi Fevziu: Por për këtë ju ka ftuar që para dy vjetësh Rama?

Oerd Bylykbashi: Rekomandimi i parë që i shkruan në ballë Ramës ODIHR ka tre palë zgjedhje, sepse me vullnet politik shkeli standardin për sekretin e votës, për lirin e votës…

Petrit Vasali: Ne nuk po bëjmë karakterizime psikologjike por politike, kjo çështje është e tillë, pasi është prodhuar një krizë e madhe, kemi ardhur në këtë pikë, u rëndua situata politike, kishim 5 kushte dhe na u bënë 9. Pra një situatë e rënduar, e përqëndruar tek çështja e votës, kërkon një qasje të re dhe një reflektim të ri. Sigurisht dhe mazhoranca ka reflektuar nga dy- tre vjet më parë… nga kjo vijmë në këtë pikë që kemi dokument parimesh.

Blendi Fevziu: Nëse keni reflektuar dakord, por jo që keni koherencë… /tvklan.al



Të ngjashme