Klonimi për dinozaurët është i pamundur. Bota shkencore është e prerë në pamundësinë e realizimit të rikthimit në jetë të dinozaurëve nëpërmjet klonimit të kockave të gjetura, ashtu siç parashikon filmi fantastik ‘Jurassic World’.

Gjithashtu ata shpjegojnë se është e pamundur të përftojnë ADN-në e dinozaurëve nga gjaku i tyre, që tek ne ka mbërritur nëpërmjet gjurmëve të gjetura në insektet e ngurtësuara në ambër.

Entuziazmi i të apasionuarëve është ndërprerë nga genetistët e Universitetit anglez të Kent. Sipas tyre, filmat nuk janë realiteti, pasi gjaku i gjetur në këto insekte miliona vjeçare ka humbur të gjitha vetitë e tij.

Deri më sot, shtojnë ekpertët e fushës, është arritur të përftohet ADN e njeriut Neandertal dhe e Mamuthëve. Por fosilet e banorëve të parë të planetit që u zhdukën 65 milionë vjet më parë, është e pamundur të na rikthejnë në jetë dinozaurët nëpërmjet sekuencave gjenetike që disponojmë.

Klan Plus