Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar sërish pas seancës së parë të legjislaturës së re. Në një deklaratë për mediat, Berisha u shpreh se vendimi për përjashtimin e tij është për rrënuar opozitarizmin në Shqipëri.

Ish-kreu i PD shtoi se Lulzim Basha është në marrëveshje me Edi Ramën dhe premtoi se kjo gjë do të çmontohet shumë shpejt.

Për të mbrojtur interesin publik të qyetarëve shqiptarë, për të mbrojtur interesin e kombit shqiptar, për të denoncuar të gjitha aferat e këtij regjimi të kakistokracisë, regjim i cili ka zgjedhur shpifjen trillimin, kurthet e pazaret për të rrënuar opozitarizmin shqiptar. Ajo që ndodhi është një marrëveshje Rama-Basha në kurriz të zgjedhësve shqiptarë dhe duhet të çmontohet një minutë e më parë. PD është një parti e interesit kombëtar. Jam i bindur se demokratët shqiptarë do dinë të vendosin Partinë Demokratike në piedestal. Do marrë çdo nismë statutore për të çuar PD në piedestal. Unë jam anëtar i Grupit Parlamentar të PD, vendimi i Bashës është nul”, tha Bersisha.

Më tej ai u pyet nëse mund të futet dot në selinë e PD dhe premtoi që jo vetëm mund të futet por do të ngre PD-në në piedestal.  

Në çdo kohë mund të hy., Do jetë shumë e afërt dita që PD do të rifitojë sërish forcën për të rrëzuar një klikë sunduese”, shtoi Berisha.

Në fund Berisha tha se vendimi i Bashës është marrë nga vetë ai dhe nuk është pyetur asnjë deputet./tvklan.al