Drejtuesi e Departamentit Juridik në Federatën Shqiptare të Futbollit, Aldi Topçiu, ka thënë sot në emisionin “Opinion” në Tv Klan se nuk ka asnjë kufizim për të qenë në krye të FSHF.

Sipas tij, kreu i FSHF mund të kandidojë edhe pse është në krye të këtij institucioni për 5 mandate rresht.

Statuti i Federatës nuk e kufizon të drejtën e një personi për të kandiduar. Ka një kufi moshe që është 70 vjeç”, u shpreh Topçiu.

Më tej ai tha se zgjedhjet bëhen në 2 Mars dhe FSHF në bazë të statutit heq çdo ndikim politik.

FSHF bën zgjedhje në 2 Mars, sot ka pasur zgjedhje shoqata rajonale. Në gjithë këto vite janë bërë zgjedhje ta keni të sigurt që një pjesë e Asamblesë ka qenë e përbërë nga kryetarët e bashkisë. Për t’i dalë para kësaj të keqe është bërë një parashikim që ndalohet çdo ndikim politik”, shtoi ai.

Në fund ai tregoi dhe ndryshimet e fundit statutore për mënyrën e zgjedhjes së kreut të FSHF.

Ndryshimi statutor në FSHF është bërë në vitin 2020. Në 2 Mars do të kemi 26 delegatë nga futbolli profesionist dhe 26 delegatë që do të zgjidhen nga këto shoqata”, tregoi ai./tvklan.al