Mjekët kanë debatuar sot lidhur me variantet e reja të Covid-19 dhe pasojat që mund të kemi nga vaksinat. I ftuar në emisionin “Opunion” në Tv Klan, drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka thënë se virusi mund të krijojë variante të reja, por shtoi se ka një veti që zhvillohen ngadalë.

Mjeku shtoi se kjo është një avantazh për shkencëtarët, pasi mund të studiohet dhe të krijohen ilaçet që e sulmojnë.

Po krijon variante të reja, por ky virus ka një veti që zhvillohet ngadalë. I ka më të ngadalta se virusi i gripit dhe të lejon që ta zhvillosh dhe ta gjurmosh”.

Brataj po ashtu u përgjigj dhe pyetjes nëse vaksina ka efekte anësore, por tha se vaksinat janë bërë për mbrojtje e jo për efekte negative.

Ende nuk ka, por nuk mund të thuash efekte të vaksinës, pasi nuk shkakton sëmundje për të mbron”, tha ai.

Por për mjekun Ilir Alimehmeti vaksina mund të ketë dhe efekte anësore dhe solli shembullin e një personi të studiuar nga AstraZeneca.

AstraZeneca ka raportuar një rast që ka pasur një pasojë negative, por është studiuar pak muaj”, tha Alimehmeti./tvklan.al