A mund t’ju dëmtojë konsumimi i tepërt i ujit?

A mund t’ju dëmtojë konsumimi i tepërt i ujit?

22:47 19/11/2018

Konsumimi i tepërt i ujit mund të dëmtojë rëndë shëndetin tuaj. Problemet e shkaktuara nga dehidrimi janë të njohura gjerësisht, por ekspertët kanë paralajmëruar se mbi-hidratimi gjithashtu mund të çojë në dëmtime të rënda shëndetësore dhe madje edhe të shkaktojë vdekje.

Në këtë përfundim kanë dalë ekspertët të cilët kanë bërë paralajmërim që të mos konsumohet më tepër ujë se sa duhet. Veshka mund të përpunojnë 800-1,000 ml në orë. Të rriturit të cilët kanë një shëndet të mirë duhet të marrin 3-4 litra ujë.

Njerëz të tjerë në varësi të moshës dhe gjinisë mund të kenë nevojë për më shumë ose më pak ujë.

Pirja e një sasi të madhe të ujit ju ndihmon në hidratim, por në rastet se kaloni normat kjo është e rrezikshme, thonë ekspertët.

Nga helmimi me ujë mund të pasojë vdekja: Ky proces, i njohur si helmim me ujë, zvogëlon nivelet e natriumit në gjak, duke e bërë më të vështirë për trupin të rregullojë presionin e gjakut.

Sipas ekspertëve nëse marrim një sasi të lartë uji brenda një afati të shkurtër, veshkat nuk mund të filtrojnë ujin e marrë dhe kjo mund të shkaktojë bymimin të organeve.

Enjtja e trupit mund të menaxhohet nëse sasia e tepër e ujit ruhet në shtresat e muskujve, por nëse ruhet në tru mund të shkaktojë probleme të rënda shëndetësore për shkak të strukturës së saj fleksible, raporton Business Insider.

Simptomat e dehidrimit të ujit përfshijnë dhimbje koke, konfuzion, ose përgjumje, por nëse presioni rritet kjo mund të dëmtojë trurin, personat bien në koma dhe në raste ekstreme edhe vdesin.

Mjekët rekomandojnë kontrollin e ngjyrës së urinës për të përcaktuar nivelet e mbi-hidratimit.

/tvklan.al

Të ngjashme
UKT