Është apo nuk është ajo? Melania Trump ka turbulluar mediat dhe internetin me dyshimet se përdor një sozi për disa prej daljeve të saj publike.

Së fundmi emisionet televizive në Amerikë kanë argumentuar gjatë dukjet e Melanias duke bërë krahasimet.

Vizita e fundit e kreut të Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump dhe bashkëshortes së tij gjatë fundjavës në Alabama, pati menjëherë reagime të shumta ku bëhen krahasime të flokëve, gjatësisë, hundës dhe sjelljeve të saj.

Sipas tyre, dallimet ndërmjet saj dhe sozisë janë të dukshme dhe se personi që ka qenë me Trumpin nuk është Melania.

Tv Klan