Në përpjekje për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit të ri, disa qeveri në të gjithë botën e kanë bërë të detyrueshme mbajtjen e maskave të fytyrës në hapësirat publike. Shumë ekspertë thonë se mbajtja e maskës në fytyrë mund të ndihmojë në frenimin e përhapjes së koronavirusit, por disa njerëz e neglizhojnë përdorimin e rregullt të maskave, duke pretenduar se mund të shkaktojnë ekspozim të tepërt të dioksidit të karbonit dhe të paraqesin rreziqe për shëndetin.

A është e vërtetë?

Jo! Maskat e fytyrës nuk kanë gjasa të shkaktojnë ekspozim të tepërt të dioksidit të karbonit, madje edhe në pacientët me sëmundje të mushkërive, thotë një studim i ri i botuar në Annals of the American Thoracic Society. Për të arritur në këtë përfundim, studiuesit vlerësuan problemet që lidhen me ndryshimet në nivelet e oksigjenit dhe dioksidit të karbonit në individë të shëndetshëm dhe ata me sëmundje pulmonare obstruktive kronike (COPD) para dhe gjatë përdorimit të maskave kirurgjikale. U zbulua se efektet jenë minimale edhe tek njerëzit me dëmtime shumë të rënda të mushkërive.

Ndjeni pengim të frymëmarrjes kur mbani maskë? Ja arsyeja

Disa njerëz të shëndetshëm mund të përjetojnë dispnea ose ndjenjën e gulçimit, kur vendosin maska, por kjo nuk është për shkak të ndryshimeve në shkëmbimin e gazit. Ka të ngjarë të ndodhë nga kufizimi i i sasisë së ajrit, në veçanti kur nevojitet ventilim më i lartë (në sforcim), shpjeguan studiuesit.

Për shembull, mund të përjetoni pengesë të frymëmarrjes kur ecni me shpejtësi në një malore ose nëse mbani një maskë tepër të ngushtë.

Zgjidhja e këtij problemi është të ngadalësoni ose hiqni maskën nëse jeni në një distancë të sigurt nga njerëzit e tjerë, sugjerojnë studiuesit.

“Publiku nuk duhet të besojë se maskat vrasin”, është shprehur një nga studiuesit Michael Campos nga Universiteti i Miamit.

Përdorimi i një maske për fytyrën është e rëndësishmja për të parandaluar infeksionin Covid-19

Është më e rëndësishme për njerëzit me sëmundje të mushkërive të mbajnë një maskë fytyre pasi kanë më shumë të ngjarë të sëmuren rëndë pasi të infektohen me Covid-19. Përveç kësaj, njerëzit duhet gjithashtu të lajnë rregullisht duart e tyre dhe të praktikojnë distancimin shoqëror për të zvogëluar rrezikun e infeksionit COVID-19. /tvklan.al