Aktori dhe regjisori Jesse Eisenberg krijoi filmin “A Real Pain” për të përshkruar shqetësimin emocional midis dy kushërinjve hebrenj amerikanë që udhëtonin në Poloninë moderne, ndërsa mësojnë më shumë për traumën e Holokaustit.
“Doja të tregoja një histori, por nuk i di realisht përgjigjet për ngjarjet aty. Aty ngrihen pyetje për dhimbjen, personazhet janë krijime moderne me përjetime të ndryshme, si ankth dhe depresioni i thellë ashtu si trauma e luftës së dytë botërore. Kështu lind pyetja për audiencën dhe veten time. Dhimbja e tyre nuk mund të krahasohet më një terror masiv apo nuk duhet të konsiderohen vetëm pse jetët e tyre duken të parëndësishme kur vendosen para ngjarjeve të tilla?”
“A Real Pain”, e shpërndarë nga Searchlight Pictures mbërrin në kinema dhe ndjek dy kushërinjtë me natyra të ndryshme David, të portretizuar nga Eisenberg dhe Benji, të portretizuar nga Kieran Culkin. Ata ribashkohen për një turne grupi në Poloni, për të mësuar më shumë për gjyshen e tyre dhe historinë hebreje.
“Në momentin që e lexova, u ndjeva i emocionuar dhe menjëherë kërkova ta realizoja, Po, ai është një djalë i komplikuar emocionalisht. Dhe me të vërteta ai dëshiron të ndërveprojë me këta njerëz, të njoh së kush janë ata dhe si do te reagonte”.
Aktori Kieran Culksin thotë se arriti të depërtojë tek personazhi shumë shpejt pasi gjeti pika të përbashkëta me të.
“Kam arritur të analizoj personazhin dhe të kuptoj si u lidha me të. Ndodh pikërisht si njohja e dikujt në jetë më të cilin i duket se ka kohë që e njeh dhe është shumë i ngjashëm më të. Më pëlqeu parapërgatitja dhe mendimi që gjithçka lidhej me mua”.
Në film gjithashtu luan Will Sharpe në rolin e James, udhërrëfyesit të grupit, së bashku me Jennifer Grey, Kurt Egyiawan, Liza Sadovy dhe Daniel Oreskes, të cilët luajnë anëtarët e grupit të turneut.
Gjërat marrin një kthesë kur tensioni emocional midis kushërinjve rritet dhe ata punojnë për të kuptuar me thelle ndjenjat për familjen e tyre. Ndërsa për aktorin Will Sharpe, Benji, shërben si një ndikim i madh tek pjesa tjetër e personazheve teksa kalojnë nëpër turneun historik, i cili gjithashtu është shfaqur në serialin televiziv “The White Lotus. “.
“Mendoj se Benji, personazhi i Kieran-it, ndikon në secilin prej personazheve tanë gjatë rrugëtimit të filmit, dhe shpesh ai e bën atë në një mënyrë pothuajse konkurruese.”
Benji sfidon mënyrën se si James drejton turneun, gjë që e bën atë të mendojë për punën e tij në një tjetër forme, shtoi Sharpe. Sakaq ai e sheh Davidin, personazhin e Jesse Eisenberg si “të magjepsur dhe të frustruar” nga transparenca dhe çiltërsia e vazhdueshme e kushëririt të tij.
Për aktoren Jennifer Grey, filmi depërton në një histori të njerëzve që po shërohen.
“Ilaçi për dhimbjen është shërimi, dhe kjo nuk do të thotë se ikën. Thjesht do të thotë se ndoshta ka një zbutje të dhimbjes, një ndryshim në perspektive.”
Nga tmerri i Holokaustit deri te betejat me të cilat përballen kushërinjtë në ditët moderne, filmi tregon edhe dhimbjet e jetës që mund t’i përjetojë secili nga ne.
Klan News