Arabia Saudite e konsideron pretendimin absurd

Ditën e sotme, gazeta “Guardian” ka publikuar detaje të reja në lidhje me hakimin e telefonit të themeluesit të Amazonës nga princi i kurorës Saudite. Sipas rezultateve të analizave dixhitale në celular, telefoni i Jeff Bezos u hakua nga Mohamed Bin Salma.

Rezulton se telefoni i Bezos ishte hakuar pas marrjes së një mesazhi në WhatsApp, të dërguar siç duket nga numri personal i princit saudit. Sipas analizës dixhitale, të dy ishin duke shkëmbyer një bisedë në dukje miqësore, por virusi i dërguar përmes videos ka mundësuar akses në telefonin e Bezos.

Por Arabia Saudite ka mohuar që princi i saj i kurorës të jetë përgjegjës për hakimin e telefonit të shefit të Amazonës. Ambasada amerikane e mbretërisë tha që ngjarjet ishin absurde dhe kërkuan një hetim për to.

Marrëdhëniet midis Arabisë Saudite dhe Z.Bezos, i cili është pronar i “Washington Post”, u përkeqësuan pasi një nga stafi i gazetës u vra në një konsullatë Saudite. Jamal Khashoggi, një kritik i shquar i qeverisë Saudite, u vra në Stamboll, disa muaj më vonë, pasi u bë ky sulm i dyshuar kibernetik./tvklan.al