Kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj, ka folur sot për herë të parë lidhur me akuzat që i janë bërë asaj se është takuar në një restorant me Kryeministrin Edi Rama.

Imeraj përballë gazetarit Blendi Fevziu në emisionin “Opinion” në Tv Klan mohoi që të ishte takuar me Ramën, jo vetëm në restorant por gjatë gjithë jetës së saj.

Përse ju si prokurore duhet të qëndroni për dy orë në një restorant në Tiranë?

 Unë siç e thashë dhe më parë për këto lloj teorish që përhapen në publik se kur bën një hetim je në një krah politik apo në tjetrin. Njohja ime me Kryeministrin është njësoj si e çdo qytetari tjetër në Shqipëri, jo më tepër.

A jeni takuar me Ramën?

Unë nuk e di se kujt i referoheni për këtë informacion, por unë nuk jam takuar kurrë me Ramën në një restorant të Tiranës.

Por zyrtarisht jeni takuar me të?

Nuk ka rënë rasti./tvklan.al