Në vitin 1995 Tofik Hyka u përfshi në vrasjen e të fortit të Shijakut Dritan Avdyli. Njeriu i Hykës një person nga “4 Rrugët” e Shijakut futi në kurth Dritan Avdylin, i cili u vra nga vrasësi me pagesë Durim Kusi.

Kjo ngjarje do të pasohej nga një seri vrasjesh. Njeriu që çoi në pritë Dritan Avdylin do të eliminohej në mes të Shijakut nga djali xhaxhait të Dritan Avdylit.

Ndërsa disa vite më pas Durim Kusi do të eliminohej në Tiranë nga djali tjetër i xhaxhait te Dritan Avdylit. Hyka në atë kohë u dyshua si porositës i vrasjes pasi Avdyli i kishte vënë gjobë.

Tofik Hyka në vitin 1995 erdhi në Shijak duke mbledhur bonot e thesarit dhënë ish të përndjekurve politik që ishin të shumtë në Shijak. Me ato bono privatizoi fabrikën e tullave në Vorë.

/tvklan.al