Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e Ramush Haradinajt dhe PSD e Shpend Ahmetit janë dy partitë që kanë dorëzuar kërkesën në KQZ për t’u regjistruar si koalicion për zgjedhjet e 6 Tetorit.

Sekretari i AAK-së, Lulzim Leci, ka thënë me këtë rast se ky koalicion është koalicion i shpresës për qytetarët

Kemi dorëzuar formularin e pëlqimit të koalicionit mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partisë Socialdemokrate, të cilin e kanë nënshkruar dy kryetarët e subjekteve politike. Shpresojmë dhe besojmë se ky është koalicioni i shpresës për votë tek qytetarët, për një qeverisje katërvjeçare”./ tvklan.al