AAK e Nisma, koalicion pa Vetëvendosjen

AAK e Nisma, koalicion pa Vetëvendosjen

18:26 16/04/2016

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën pritet që të zyrtarizojnë këtë të hënë koalicionin e tyre parazgjedhor.

Klan Kosova

ka mësuar se Lëvizja Vetëvendosje nuk do të jetë pjesë e këtij koalicioni.

Edhe Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, i ftuar në “Info Magazine”, konfirmoi bisedimet midis dy subjekteve.

“Shpresojmë se do ta formalizojmë një marrëveshje me Nismën. Besoj se shumë shpejtë do ta realizojmë”

, deklaroi Gjini.

Problemet në bllokun opozitar filluan kur tre partitë, Vetëvendosje, AAK e Nisma vendosën të anullonin protestën e 26 Marsit, të thirrur kohë më parë.

Për këtë Gjini tha se vendimi kishte ardhur i njëanshëm nga Vetëvendosje dhe pavarësisht kundërshtimeve, AAK-ja kishte vendosur ta respektonte vendimin.

Përçarja ka vijuar kur Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, vendosi të thërrasë protestë më datë 14 Maj, që Vetëvendosje nuk e përkrah.

Sipas Gjinit, kjo e fundit, jo vetëm që nuk e mbështet këtë protestë, por po bën thirrje që njerëzit të mos dalin në protestë”. /tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
Delta

UKT