A$AP Rocky i bekuar që po del me Rihanna-n




A$AP Rocky i bekuar që po del me Rihanna-n

07:40 15/06/2021

Një muaj pas intervistës për “GQ” gjatë së cilës konfirmoi lidhjen me yllin e pop-it, Rihanna-n, A$AP Rocky thotë se ka dashuri dhe mbështetje.

Reperi foli hapur për marrëdhënien e tij gjatë “Tribeca Film Festival”, ku do të shfaqet edhe premiera e dokumentarit të tij, “Stockholm Syndrome”. Rihanna do të shfaqet në të, por më e rëndësishme se kjo është përkushtimi ndaj të dashurit të saj.

“Është e rëndësishme të kesh këtë suport në jetë. Është e mrekullueshme dhe unë jam vërtet i bekuar”, u shpreh Rocky për “Entertainment Tonight”.

Të dy artistët njihen prej vitesh dhe kanë qenë miq për një kohë të gjatë përpara se të dilnin së bashku./tvklan.al





Të ngjashme