
Abakarov, medalje bronzi në Botëror
00:11 19/09/2023
Mundësi i natyralizuar, tjetër sukses për Shqipërinë
Zelimkhan Abkarov ngre sërish flamurin shqiptar në një aktivitet madhor në sportin e Mundjes.
Në kampionatin botëror që po mbahet në Beograd, mundësi i natyralizuar shqiptar fitoi medalje bronzi në peshën 57 kilogramë.
Vendin e tretë ai e siguroi duke mundur rivalin rus Zavur Uguev në një ndeshje të ashpër.
Një vit më parë në Beograd, Abakharov fitoi medaljen e artë.
Tv Klan