Kristal Abazajt iu deshën vetëm pak minuta lojë për të gjetur golin tek Osijek. Sulmuesi i sapotransferuar në Kroaci nga Anderlecht i dha fitoren skuadrës së tij të re në sfidën me Istra.

Pak minuta në fushë si zëvendësues në takimin e së dielës dhe me golin e tij vendosi suksesin 1 – 0 që e ngjit Osijekun në vendin e dytë.

“Luajtëm mirë dhe na duheshin këto 3 pikë, për këtë jam më shumë i gëzuar se për golin edhe pse është shumë bukur kur shënon. Tifozët për mua ishin mahnitës për 90 minuta, falë Zotit shkoi çdo gjë mirë dhe morëm 3 pikët”.

Kristal Abazaj kaloi një periudhë të vështirë te Anderlecht ku u aktivizua vetëm në një ndeshje me ekipin e parë. Kalimi tek Osijek në Kroaci pritet t’i japë më shumë hapësira futbollistit të Kombëtares.

Tv Klan