Kristal Abazaj është një lojtar i Skënderbeut. Klubet nuk e kanë pranuar ende arritjen e marrëveshjes, por vetë futbollisti ishte i pari që e konfirmoi. Sulmuesi i Kombëtares Shpresa pritet t’i bashkohet korçarëve sezonin e ardhshëm, pasi do të qëndrojë ende te Luftëtari.

Abazaj është një lojtar me potencial dhe Skënderbeu mund të jetë edhe një trampolinë për në klubet Europiane. Drejt Skënderbeut pritet të shkojë edhe Dejvi Bregu sipas mediave sportive. Së bashku me Abazajn ata janë futbollistët më të spikatur te gjirokastritët.

Te Skënderbeu kanë besuar gjithmonë te të rinjtë duke i përshtatur më së miri me grupin e lojtarëve me përvojë. Korçaret larguan Donjet Shkodren që u transferua te Kukësi, ndërsa ende nuk është vendosur si do të veprohet me sulmuesin çek Martin Nespor, i cili gjeti pak hapësira në gjysmën e parë të sezonit. 

Tv Klan