Skuadra e tij synon Superligën e Turqisë

Kristal Abazaj kthehet te goli pas 6 muajsh në Turqi. Sulmuesi shqiptar ishte protagonist në fitoren 2 – 1 të Istanbulsporit me Bursasporin. Abazaj dha edhe pasimin për golin tjetër.

Istanbulspori synon ngjitjen në Superligën e Turqisë. Në këtë skuadër aktivizohen edhe Edurat Rroca dhe Valon Et’hemi.

Fundjavë e mirë edhe për Realdo Filin. Ish-sulmuesi i Partizanit realizoi të 2 golat në fitoren 2 – 1 të Botoshanit me Akademika Klinseni në kampionatin rumun.

Tv Klan