Abazaj shënon golin e parë në Turqi



Abazaj shënon golin e parë në Turqi

12:30 03/10/2020

Istanbulspor fiton takimin me Bandirmaspor

Kristal Abazaj realizoi golin e parë pas transferimit në Turqi. Sulmuesi shqiptar shënoi në fitoren 2-1 të Istanbulsporit ndaj Bandirmasporit.

Abazajt iu deshën 16 minuta lojë për të dërguar topin në rrjetë. Ai është një nga futbollistët e shumtë të cilët janë transferuar në Turqi.

Madje tek Istanbulspori që synon të rikthehet në Superligë është edhe Eduart Rroca.

Tv Klan





Të ngjashme