“Serbët fitojnë minoritet special në Kosovë”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Haki Abazi kritikon kryeministrin Albin Kurti, sa i përket çështjes së Asociacionit së komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës.

“Tentimi me interpretu në gjuhën shqipe fjalën eksplicite, definitive që përfshihet në pikën 10 në fjalinë e fundit është asgjë më shumë se sa tentim për me hedh mjegull në situatën. Po e njëjta është, ‘vetëmenaxhimi’ është folje, me menaxhu është folje, ndërsa asociacion është emër”, tha ai.

Abazi shton se procesi dyvjeçar i negocimit mes palëve është mbajtur i fshehtë dhe Kosova detyrohet të zbatojë të gjitha marrëveshjet e firmosura më parë me Serbinë.

“Pika shtatë krijon një gradacion në të drejtën edhe definimin e komunitetit serb si minoritet special në Kosovë. Në anën tjetër, i lejohet e i mundësohet me marrëdhënia me Beogradin. Finalja është tek pika 10 e cila obligon palët për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara të kaluara që përfshin Asociacionin”, ka thënë Abazi.

Sipas tij, tensionet në veri dhe largimi i serbëve nga institucionet janë faktorët që e kanë sjellë këtë marrëveshje në tavolinë dhe që u pranua nga vetë Kurti.

Tv Klan