“U shërben 6 vendeve, por më shumë Kosovës”

Kryeministri i parë shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviç shprehet pro nismës Ballkani i Hapur. E ka mbështetur edhe më herët këtë nismë, por tashmë që drejton qeverinë e vendit fqinj, Abazoviç thotë se është e mirëpritur çdo nismë që ndihmon lëvizjen e mallrave dhe qytetarëve dhe që nuk shkon kundër integrimit në BE.

Në një intervistë për Klan Kosova, Abazoviç thotë se vendi që ndoshta i shërben më shumë kjo nismë është Kosova.

Në rast të një ftese për pjesëmarrje në tryezën e radhës të Ballkanit të Hapur, Abazoviç tha se kjo do të diskutohet së pari në qeveri dhe me vendet e tjera.

Deri tani qeveritë e Malit të Zi kanë qenë skeptike ndaj nismës Ballkani Hapur, por ky qëndrim i Abazoviç duket një ndryshim i kursit. Nismën e mbështet deri tani Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia ndërsa refuzohet ende nga Kosova dhe Bosnje Hercegovina.

Tv Klan