Viti i ardhshëm përkon me 50-vjetorin e fitores së Eurovizionit me këngën “Waterloo”.

U përfol se do të kishte një rikthim të grupit muzikor ABBA në Eurovizion po së fundmi vetë anëtarët e grupit kanë sqaruar këto thashetheme. Ata kanë përjashtuar mundësinë e një ribashkimi në Eurovizion në vendlindjen e tyre, Suedi.

“Mund ta festojmë 50 vjetorin e ABBA-s pa dalë në skenë”,  sqaroi një prej anëtarëve.

Bjorn dhe Benny, të cilët u zotuan që nuk do të shkonin kurrë më në tur dhe u tha e kishin refuzuar një ofertë 1 miliard dollarëshe që për të performuar në 100  koncerte kanë thënë se nuk duan të rikthehen bashkë me dy anëtarët e tjerë për të performuar madje as për një natë.

Vitin e ardhshëm do të jetë 50 vjetori i fitores së  Eurovizionit me  hitin e tyre “Waterloo”. Që kur Abba fitoi në vitin 1974, Suedia ka fituar edhe gjashtë herë Eurovizionin, përfshirë këtë vit në Liverpool.

ABBA pati 19 hite në dhjetëshen më të mirë në Mbretërinë e Bashkuar pas fitores së tyre në Eurovision, përfshirë “Mamma Mia” dhe “Dancing Queen”.

Klan News