Vjen me një melodi të fortë pop-piano

ABBA ka ndarë një klip të këngës së tyre të re nga albumi i ri i ardhshëm “Voyage”. Ikonat pop suedeze njoftuan ribashkimin e tyre të shumëpritur më 2 Shtator, pas gati 40 vitesh ndarje.

Grupi i përbërë nga Benny Andersson, Anni-Frid, Lyngstad, Agnetha Falskog dhe Bjorn Ulvaeus zbuluan se kënga e tyre e re ka një melodi të fortë pop-piano-e ngjashme me “Don’t Shut Me Down”, por me një ritëm më të shpejtë.

Albumi i fundit në studio i ABBA u lëshua në 1981. Grupi fitoi famë ndërkombëtare në 1974 pasi përfaqësoi Suedinë në Eurovision Song Contest me këngën “Waterloo”.

Ribashkimi u përmend për herë të parë në Maj 2020 nga Ulvaeus. ABBA njoftoi gjithashtu se anëtarët e grupit do të shfaqen në skenë në mënyrë dixhitale në Londër nga 27 Maj 2022.

Klan News