Drejtori Ballta: Synojmë të mbështesim ekonominë e vendit

Banka Amerikane e Investimeve, po kontribuon direkt në ekonominë e vendit edhe përmes financimit të veprave të rëndësishme në turizëm dhe infrastrukturë.

Kështu deklaroi Drejtori i Përgjithshëm i ABI Bank, Z. Andi Ballta në takimin e radhës të Bordit me klientët dhe bashkëpunëtorët.

“Synimi ynë është të sjellim në treg produkte dhe shërbime të sprovuara në efikasitetin e tyre që mbështesin direkt dhe në mënyrë domethënëse rritjen e ekonomisë”, tha ai

Për këtë vit, ABI Bank parashikon të zgjerojë shërbimin e saj edhe më tej.

“Gjatë këtij viti janë hapur katër degë të reja dhe objektivi ynë është të hapim dhjetë degë brenda vitit 2024. Banka rritet me rritjen e klientëve dhe sot ABI ka një prezencë të rëndësishme në korporatat e mëdha dhe të mesme në të gjithë vendin dhe sektorët e ekonomisë”, tha Ballta.

“ABI Bank tashmë ka krijuar profilin e vet të rëndësishëm në tregun bankar. Banka ka treguar aftësinë e saj për tu rritur organikisht dhe për të zgjeruar pjesëmarrjen në tregun bankar. Gjithashtu, vlerësojmë shumë Bankën e Shqipërisë për rolin e rëndësishëm në rritjen dhe përmirësimin e sistemit bankar”, tha Kathryn Swintek, Kryetare e Bordit të ABI Bank.

Me aktivitetet e bankës që po i afrohen shumës prej 1.5 miliardë Dollarë, ABI Bank është menaxheri më i madh Amerikan i aktiviteteve në Shqipëri si dhe një nga investitorët amerikanë më të rëndësishëm.

Tv Klan