Shtylla e funksionimit të këtij biznesi

Banka Amerikane e Investimeve u është përgjigjur kërkesave të Kryqit të Kuq Shqiptar dhe Bashkisë Kamëz duke ndihmuar 200 familje në nevojë. Ky kontribut i shtohet ndihmës së dhënë gjatë muajve të fundit për mbi 400 pensionistëve, në Tiranë, Kamëz, Vorë dhe Paskuqan, si dhe dhurimit pak ditë më parë të tre respiratorëve për terapi intensive për shërbimin shëndetësor.  

Për drejtuesit e bankës, ndihma ndaj komuniteteve në nevojë është një nga shtyllat e funksionit të këtij biznesi.

Ti ndodhesh pranë shtresave në nevojë, është detyrë njerëzore, detyrë qytetare. Abi Bank përgjegjësinë sociale e ka një dimension shumë të rëndësishëm. Në kohëra normale ne kemi mbështetur me bujari projekte për artin, kulturën, rininë, edukimin… në kohërat që po kalojmë, ne u gjendemi pranë familjeve në nevojë.

Për nënkryetarin e Bashkisë Kamëz Hasan Bara, ndihma e dhënë nga Abi Bank është solidaritet në përballimin e  situatës për shumë familje.

 “Falenderoj Abi Bank, që iu përgjigj në mënyrë tëmenjëhershme kërkesës tonë, duke dëshmuar  solidaritet dhe ndjeshmëri sociale, përmes dhurimit të kësaj ndihme të konsiderueshme për familjet më në nevojë në territorin e Bashkisë Kamëz. Ndihemi mirë që në këto ditë të vështira kemi gjetur mbështetjen e biznesit i cili na është gjendur pranë në përballimin e kësaj situate të vështirë për të gjithë.”

Drejtoresha e Kryqit të Kuq  në Tiranë tha se Abi Bank i është bashkuar disa herë nismave humanitar.

“Kryqi i Kuq Shqiptar falenderon ‘Abi Bank’ që përsëri u bë pjesë e aktiviteteve tona humanitare. Që falë bujarisë suaj, u lumturuan 100 familje në nevojë.”

Tv Klan