Petro vendosi të tregohej shumë i guximshëm në natën e nëntë të “X Factor Albania” në Tv Klan duke sjellë një këngë të re të Lady Gaga, “Abracadabra”.
Duket se me këtë këngë ai ia doli të magjepste jurinë duke marrë komente mjaft pozitive nga Adi Krasta së pari i cili i tha se “po shkon në mënyrë bindëse drejt finales”. Anëtari i jurisë pati vetëm një kërkesë për Petron duke i thënë se ka ardhur momenti që të sjellë një këngë të fuqishme nga një zë mashkullor.
Adi Krasta: Unë mendoj që ti ke një element sensibiliti artistik të veçantë nga të tjerët. Është një fitore shumë e madhe për ty. Ke një vetëdije artistike tënden. Ke padyshim një ‘range’ të gjerë që shkon nga poshtë deri shumë lart, e mban fort notën lart, e mban ritmin lart, e mban solide këngën në tonalitete të larta, është goxha e vlefshme. Sot vura re që ishte pjesë, ti ishe pjesë natyrale e spektaklit dhe je kënaqur. Mendoj që ka qenë një ndër performancat e tua më të mira deri më tani dhe them nga ajo që kuptoj në botën e konkurseve të spektaklit që ti natyrshëm po shkon në mënyrë bindëse drejt finales. Detyra ime personale për ty është gjej këngëtarin burrë o djalë që të pëlqen më shumë, me këngën më të madhe dhe të vështirë në këtë botë dhe sille domosdoshmërisht në konkurs sepse ke detyrimin për të treguar sesi këndon një këngë që është menduar, kompozuar dhe realizuar për një zë mashkullor. E ke detyrim edhe në botën e konkursit dhe mendoj që nuk është një kërkesë e tepërt kjo.
Alketa Vejsiu: Çfarë ke parasysh me këtë? Ke një këngëtar, një Frank Sinatra, një…
Adi Krasta: Jo, është në dëshirën e tij për ta zgjedhur, bën pjesë në atë sensibilitetin e tij, në parapëlqimet që ke, jo vetëm të vjetra, edhe të reja, ka këngëtarë shumë të mirë të momentit që këndojnë në nivele jashtëzakonisht befasuese për momentin, por ke nevojë ta bësh edhe atë për të plotësuar kornizën./tvklan.al