Oligarku rus Roman Abramovich dhe negociatorët e paqes ukrainas thuhet se kanë shfaqur simptoma helmimi, kur u takuan për të diskutuar negociatat e paqes në fillim të këtij muaji, pohojnë disa burime lajmesh.

Abramovich, së bashku me një tjetër sipërmarrës rus, morën pjesë në negociata së bashku me ligjvënësin Rustem Umerov.

Të tre personat që morën pjesë në takimin në Kiev nga 3 deri më 4 mars ndjenë simptomat të ngjashme me helmimin nga armë kimike.

Sipas asaj që shkruan BBC, ata patën skuqe të syve, lot të vazhdueshëm dhe me dhimbje dhe rrjepje të lëkurës në fytyrë dhe duar. Megjithatë mësohet se tanimë simptomat janë përmirësuar dhe personat në fjalë nuk janë në rrezik për jetën.

Një person i afërt me Abramovich tha se nuk ishte e qartë se kush kishte shënjestruar grupin dhe se ekspertët perëndimorë që u morën me incidentin në fjalë thanë se ishte e vështirë të përcaktohej nëse simptomat ishin shkaktuar nga një agjent kimik ose biologjik ose nga një lloj rrezatimi elektromagnetik.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili është takuar me Abramovich, nuk u prek. Abramovich ishte në mesin e shtatë oligarkëve të sanksionuar nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar në fillim të marsit, për shkak të pushtimit rus në Ukrainë./tvklan.al