Me ekipin zviceran luan edhe Lenjani

Amir Abrashi është kthyer te Grasshopper në Zvicër, një skuadër ku është aktivizuar në të kaluarën për 5 sezone. Mesfushori i Kombëtares firmosi për 2 vjet me ekipin nga Zyrihu, që është pjesë e Superligës së Zvicrës.

Abrashi pranoi për faqen zyrtare të klubit se priste me padurim të vishte sërish fanellën e Grasshopper, ndërsa drejtuesit e vlerësojnë përvojën e tij që do të ndihmojë shumë ekipin.

Abrashi luajti pjesën e dytë të sezonit të kaluar me Basel, ndërsa pikën më të lartë të karrierës e pati në Bundesliga 1 të Gjermanisë me Feriburg.

Te kjo skuadra nga Zyrihu, Amir Abrashi gjen një tjetër futbollist të Shqipërisë, Ermir Lenjanin. Lojtari i krahut të majtë ndihmoi Grasshopper të rikthehej në elitë, madje duke fituar edhe trofeun në ligën e dytë zvicerane.

Tv Klan