Goli i Amir Abrashit këtë fundjavë me Freiburg në Bundesliga 1 meritoi vlerësimin në Gjermani, por tashmë edhe Europë.

Revista e njohur sportive “France Football” e përzgjodhi mesfushorin e Kombëtares në formacionin ideal të javës në kampionatet më të rëndësishme të kontinentit. Abrashi është i vetmi nga lojtarët e Freiburg në këtë listë.

Skuadra ideale e javës është me reshtimin 3 – 4 – 3. Amir Abrashi në këtë skemë vendoset në qendër Moses i Chelsea, Linetty i Sampdoria dhe Carrasco i Atletico Madrid. Për 26-vjeçarin ishte goli i parë në Bundesliga 1 dhe i pari pas 1 viti me Freiburg.

Falë edhe ndihmës së tij skuadra gjermane është pranë zonës së kupave të Europës. Javën e kaluar Abrashi dhe Mavraj u përfshinë në formacionin e javës të Bundesligës gjermane sipas vlerësimeve të revistës Kiker./ TV KLAN