Kuqezinjtë vijuan me përgatitjet për sfidën e parë të Europianit, një përballje me Zvicrën të shtunën në orën 15:00. Stërvitjes të mërkurën iu bashkua edhe Mërgim Mavraj, i cili qëndroi vetëm një ditë pushim për shkak të lodhjes muskulore. Amir Abrashi i cili e ka kaluar problemin me shpatullën, foli për sfidën me zviceranët, fanellën e të cilës e mbajti deri me 21-vjeçarët.

Amir Abrashi, Futbollist i Kombëtares: “

Kualiteti ynë është ekipi, i Zvicrës është individuale.”

Andi Lila është prej kohësh pjesë e Kombëtares dhe luajti në të dy takimet me Zvicrën për kualifikueset e Kupës së Botës 2014, të humbura të dyja.

Andi Lila, Futbollist i Kombëtares: “

Po të kthehemi as në kohë ndeshja është zgjidhur nga episode. Ne do të jemi më të kujdeshëm në këtë ndeshje, pasi Europiani nuk të lejon gabime.”

UEFA përcaktoi edhe gjyqtarin e sfidës. Ai është spanjolli Carlos Velasco Carballo, i cili ka gjykuar miqësoren Shqipëri – Katar në 2012.

Tv Klan