Sondazhet dhe kërkimet 1-vjeçare të shoqatës më të madhe të turizmit në Britaninë e Madhe me mbi 8 mijë anëtarë, ABTA-s, tashmë janë përkthyer në rezultate. E mbi to është ngritur raporti më i fundit, i cili liston 10 destinacionet më të mira për pushime në 2024. Nuk është më surprizë, Shqipëria është në dhjetëshen e destinacioneve më të kërkuara.
Dhe sipas raportit, Shqipëria duhet të vizitohet sepse ka vende unike dhe është një destinacion miqësor. Tirana, kryeqyteti sjell një variacion muzesh të bukura, ndërsa për Durrësin thuhet se është një nga qytetet më të vjetër me një amfiteatër romak. Jo shumë larg është dhe një qytet tjetër Unik i UNESCO-s, Berati.
Në listë është Gjirokastra për trashëgiminë arkitekturore, ndërsa Saranda për plazhet e bukura. Në veri, turistët sipas shkrimit të ABTA duhet të ndalen në Shkodër dhe në Parkun kombëtar të Thethit, dhe duhet të jenë të vëmendshëm që në secilin qytet të provojnë kuzhinën tradicionale.
“Ushqimi shqiptar është i shijshëm dhe i shëndetshëm, duke pasqyruar trashëgiminë e saj mesdhetare dhe mos u habitni nëse ju kërkohet ndani një vakt me banorët vendas që shohin mikpritjen si një kënaqësi dhe jo një detyrë”, thuhet në raport. Për ata që duan të shijojnë pushimet dhe të zbulojnë një nga sekretet më të mira të ruajtura natyrore në Europë, duhet të vizitojnë Shqipërinë, citon raporti.
ABTA citon se gjithnjë e më shumë pushues të zgjuar po e zbulojnë këtë vend mahnitëse, destinacion miqësor dhe me leverdi që ofrohet nga operatorët turistikë në Mbretërinë e Bashkuar me një cilësi të mirë akomodimi.
Përveç Shqipërisë, raporti u sugjeron britanikëve edhe vende me një traditë të hershme në turizëm, si Kreta në Greqi, Saksonia, Aruba, Mauriutius, etj.
Tv Klan