Shoqata më e madhe turistike në Britani vlerësim për Shqipërinë

Shqipëria renditet e para, në 10 destinacionet më të mira për t’u vizituar të vlerësuar nga ABTA, shoqata më e madhe e sektorit të turizmit në Britaninë e Madhe.

Sondazhet e bëra përgjatë vitit 2023, e rendisin Shqipërinë ndër destinacionet më të mira për t’u vizituar gjatë vitit 2024.

ABTA është shoqata më e madhe e sektorit privat të turizmit në UK, ku janë rreth 8000 anetarë nga tour-operatorë deri te agjenci udhëtimi, kompani turistike, që vepron në UK dhe në botë prej 70 vjetësh.

Qytetet më të sugjeruara nga ABTA, janë Tirana, Durrësi, Berati, Shkodra, ku vlerësohen për arkitekturën që ofrojnë, ndërsa Saranda dhe Vlora për plazhet magjike.

Muajt e fundit, Shqipëria ka qenë nën lupën e mediave britanike të cilat e konsiderojnë vendin tonë një destinacion turistik që ia vlen të vizitohet.

Ekspertët e kanë vlerësuar vendin tonë si një destinacion trend për për shkak të ujërave të kaltër, maleve mbresëlënëse dhe çmimeve të përballueshme për të gjithë udhëtarët. Ekspertët kanë vlerësimet më të larta për Shqipërinë dhe e konsiderojnë vendin e vogël mesdhetar me Ishujt Maldive.

Klan News