“Deputeti socialist abuzon me pushtetin”

Partia Demokratike ka akuzuar deputetin socialist Sadri Abazi, se ka përfituar përmes kompanisë së tij “Alko Impex”, e cila është në pronësi të nipit të tij, 4.8 milionë euro kontrata nga Autoriteti Rrugor Shqiptar vetëm për këtë vit.

Demokratët thonë se Abazi është i preferuari edhe i Bashkisë së Tiranës, kompanisë së të cilit, i është dhënë 9.1 milionë euro tendera, nga të cilat 6.2 milionë euro kontrata si operator i vetëm dhe 2.9 milionë euro në kontrata ku “Alko Impex” është operator kryesor i konsorciumit.

Sipas selisë blu, kompania “Alko Impex” shfrytëzon mijëra metra katrorë në ish-Parkun e Automjeteve Kombinat, ku parkon të gjitha automjetet dhe mjetet teknologjike, duke shmangur çdo pagesë, e cila shkon në vit për një natë 2 deri 3 milionë lekë.

Tv Klan