Arsenal, Chelsea, Crystal Palace, Tottenham e West Ham janë klubet e Premier League të përfshira në skandalin e abuzimeve seksuale me të miturit.

Të dhënat janë nga policia londineze që ka marrë 225 denoncime nga 77 klube të ndryshëm ku pjesa më e madhe e tyre janë amatoriale. Numri i tyre është akoma më i lartë në rang vendi.

“Agjentët po punojnë falë duke shfrytëzuar sinjalizimet” – tha për mediat një zyrtar i policisë metropolitane.

Hetimi nisi pas deklaratave të ish-futbollistit Andy Woodward. Ai pranoi se trajneri i tij asokohe, Barry Bennell kishte abuzuar.

Woodward u bë vitimë e abuzimeve ku luante për të rinjtë e Crewe Alexandra në vitet 80’, por rastet e denoncuara janë edhe më të hershme, duke e bërë akoma më problematike situatën. / TV KLAN