Gjykata e Tiranës ka liruar 2 nga 4 zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë të arrestuar dy ditë më parë për 5 tenderat abuzues të zhvilluar nga ky dikaster në vitet 2016-2017.

Aurel Lamçe dhe Arlind Alikaj do të qëndrojnë në arrest shtëpie deri në fund të hetimeve. Sipas argumentit të gjykatës këta persona nuk kanë mundësi ikje apo të prishin provat për këtë arsye duhet të zbutet masa. Të shtunën pritet të dalin për verifikimin e masës edhe ish-sekretarja e përgjithshme e ministrisë së Drejtësisë Juliana Hoxha dhe punojeni i IT, Lysien Ali. Për arrestimin e këtyre personave reagoi edhe ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj. Ajo sqaroi se sulmi i ardhur drejt saj ditën enjte nga kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka lidhje pikërisht me këto arrestime.

Prokuroria pritet që gjatë javës së ardhshme të thërrasë për të dhënë sqarime për abuzimet tre ish-ministra të Drejtësisë në lidhje me 5 tenderat, në cilat buxheti i shtetit ka humbur disa milionë euro. Sipas prokurorisë janë gjetur shkelje të rënda në tenderin e mbikëqyrjes elektronike për të burgosurit, mirëmbajtjen e regjisorit noterial dhe atë përmbarimor, tenderit e pajisjes me kamera të burgut të Fushë Krujës dhe Lezhës si dhe ai i regjistrit online të 7 gjykatave administrative.

Tv Klan