Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar lidhur me arrestimin e 2 personave të dyshuar për marrëdhënie seksuale me dhunë me 2 vajza, njëra prej të cilave është e mitur.

Ministri Balla thotë se do të bëjnë gjithçka që viktimat e dhunës seksuale dhe me bazë gjinore të mbrohen dhe të trajtohen me dinjitet dhe me respekt.

Balla thotë se është detyra e tyre dhe e Policisë së Shtetit për të rritur vigjiencën dhe të adresojnë me vendosmëri dhunën në të gjitha format e saj.

“Të marrim masat për të parandaluar dhunën ndaj vajzave, grave, për të mbrojtur viktimat dhe për t’i ndjekur penalisht autorët e krimit. Viktimat e dhunës nuk duhen stigmatizuar, por duhet t’ju ofrojmë mbrojtje, mbështetje dhe ri-integrim të plotë në punë dhe shoqëri”, thotë ministri Balla.