Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar lidhur me abuzimin e 15-vjeçarjes nga efektivi i policisë Berhan Bajrakurti. Nëpërmjet një regimi në Twitter Lleshaj shkruan:

Policët nuk janë të Lleshajt, por të Shqipërisë. Lleshaj identifikohet pa dyshim me policët që sot arrestuan një pervers, me policët që sakrifikojnë natë e ditë duke shërbyer.

Një pervers mund të shërbejë si flamur për politikanë perversë, por nuk mund të njollosë askënd përveç vetes së tij dhe atyre që i gëzohen ekzistencës së tij.

Mbështetje për Policinë e Shtetit Shqiptar!

/tvklan.al