Abuzimi me 16-vjeçaren, protesta për burgosjen e “monstrës” – TV KLAN

Abuzimi me 16-vjeçaren, protesta për burgosjen e “monstrës”

Vesel Veseli

Policia kosovare arrestoi gjinekologun e dyshuar për kryerjen e abortit të një miture 16-vjeçare e abuzuar seksualisht nga profesori i saj dhe një polici mbikëqyrës. Prokurorët vendosën ndaj tij masën e ndalimit 48 orë, i dyshuar për konsum të veprës penale “ndërprerje të jashtëligjshme të shtatzënisë”.

Po ashtu, Gjykata Themelore e Prishtinës vendosi të lerë 30 ditë në paraburgim policin e akuzuar për dhunë seksuale ndaj të miturës. Hetuesit thonë se polici Vesel Veseli, 50-vjeçari që shihni në foto, abuzoi me detyrën si mbikëqyrës i rastit të saj. 16-vjeçarja denoncoi në polici abuzimin seksual nga profesori i saj, por aty ku priste shpëtimin, ra në duart e monstrës që e abuzoi me të për më shumë se 1 vit me radhë. Pak kohë më parë vajza mbeti edhe shtatzënë, por përdhunuesi e detyroi të abortonte.

Në përkrahje të vajzës së dhunuar sot është protestuar para policisë në Prishtinë, ku nuk munguan edhe deputetë. Kryesia e Kuvendit të Kosovës kryesia e Kuvendit të Kosovës për të vendosur për seancë të jashtëzakonshme po për nesër, pikërisht për këtë rast të kërkuar nga partitë opozitare, LDK-ja, VV-ja dhe Alternativa.

Tv Klan

Kategori
KosovaTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*

Emisione