Një shqiptar me iniciale Z.L, 43 vjeç dhe italiani A.D. 37 vjeç janë arrestuar nga policia italiane në Romë pasi akuzohen për abuzim seksual ndaj tre fëmijëve.

Italiani ishte xhaxhai i tre vajzave që u bënë pre e abuzimit seksual, ndërsa shqiptari ishte një mik i familjes. Policia e ka pasur shumë të vështirë të hetojë dy personat sepse konsideroheshin si të besuar të familjes së vajzave.

Ka qenë më e madhja nga tre vajzat që ka bërë denoncimin në polici e cila u ka dhënë kurajo edhe dy vajzave të tjera më të vogla, që kanë konfirmuar abuzimin e vazhdueshëm seksual.

Të arrestuarit kanë përfituar në momentet që kanë qenë vetëm me vajzat në shtëpi në mënyrë që t’i detyronin të duronin ngacmimet e tyre, që ishin në formën e shenjave dhe deklaratave të dashurisë.

/tvklan.al