Një 35-vjeçar është arrestuar në Lushnje, pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një vajzë.

Policia e këtij qyteti njofton se  35-vjeçari është arrestuar pasi është denonduar për kryerjen e kësaj vepre penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, ndaluan shtetasin V. F., 35 vjeç, banues në Savër, Lushnjë, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase 26 vjeçare”, njofton policia./tvklan.al