Një video e transmetuar mbrëmjen e së mërkurës në emisionin “Stop” ku shfaqej një i moshuar që kryente veprime të turpshme me një minoren pranë Lumit të Lanës në Tiranë, ka sjellë prangosjen e tij.

Ne pamjet e publikuara në emisionin “Stop” i moshuari shfaqet në disa pamje duke tentuar të kryejë marrëdhënie me një djalë të mitur. Më pas ata shihen të kapur përdore së bashku teksa ecin në rrugë.

Policia e Tiranës ka identifikuar dhe me pas ndaluar 71 vjeçarin me iniciale H.M, i cili akuzohet për veprat penale “Marrëdhënie seksuale apo homoseksuale me të mitur”, “Ngacmim seksual” dhe ” Vepra të turpshme”.

Policia sqaron ka marrë dëshminë e të miturit në prani të prindit dhe psikologut si dhe ka kryer sekuestrimin e pamjeve filmike.

Tv Klan