Abas Dogu: Nuk e kam detyruar 15-vjeçaren

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 65-vjeçarin Abas Dogu dhe 3 të rinjtë që u arrestuan pasi abuzuan seksualisht me një 15-vjeçare në Babrru.

Përballë togave të zeza fillimisht është paraqitur 65-vjeçari dhe i riu Klajdi Poçi. Ata kanë mbuluar fytyrën me duar për mos u fiksuar nga kamerat. Masa për dy të miturit është zhvilluar veçmas për shkak të moshës së tyre, në prani edhe të psikologes. Avokatët mbrojtës të të miturve kërkuan masë më të lehtë sigurie, por nuk u pranua nga gjykata duke i lënë në burg deri në përfundim të hetimeve.

Seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura, ndërsa mësohet se 65-vjeçari ka pranuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën, por ka mohuar të ketë ushtruar dhunë ndaj saj. Abuzimi seksual dyshohet se ka nisur 3 vite më parë, në kohën që Dogo ishte roje në shkollën ku bënte pjesë edhe adoleshentja.

Në sajë të hetimeve ka rezultuar se Doga kishte abuzuar seksualisht me dhunë me të miturën dhe pas abuzimit i kishte bërë video intime. Këto video ua kishte dhënë tre personave, 20-vjeçarit Klajdi Poçi dhe dy të miturve të moshës 16 dhe 15 vjeç, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nën kërcënimin e publikimit të videos, kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me adoleshenten.

Tv Klan