Grupi i famshëm i Rrokut sërish në vend të parë, albumi i ri shet 62 mijë kopje

Grupi i famshëm i rrokut AC/DC ka lënë pas emra të tjerë të muzikës ndërkombëtare duke kryesuar klasifikimet në Britani. Albumi “Power Up” është pozicionuar në vendin e parë të top listave muzikore. Rrokerët australianë e arritën këtë sukses për herë të katërt në karrierën e tyre muzikore, falë shitjes së rreth 62 mijë kopjeve të këtij albumi.

Projekti më i ri i AC/DC është konsideruar si më i madhi i të gjitha kohërave. Javën e kaluar “Power Up” kryesoi në Amerikë, Australi dhe në disa vende të tjera të botës.

Pas tyre në pozitën e dytë renditet grupi “McFly”, me albumin e tyre të, “Young Dumb Thrills”. Andrea Bocelli gjendet në vendin e tretë me albumin “Believe”. Në top 5 më të mirë ndodhet edhe këngëtarja e njohur australiane, Kylie Minogue, me albumin “Disco”.

“Power Up” është albumi i katërt që dhe i pari në dhjetë vitet e fundit që kur “Iron Man 2-OST” ishte në top listën e vitit 2010. Banda e famshme u ribashkuan në funeralin e bashkëthemeluesit Malcolm Young në Australi në vitin 2017. Pikërisht edhe ky album i kushtohet kitaristit, por edhe bashkautorit të një pjese të madhe të këngëve.

Tv Klan