Në disa qytete të Kosovës ka patur përleshje midis shqiptarëve dhe serbëve. Një shqiptar që u vra dje nga një serb në fshatin Haushiq të Pejës dhe mendohet se është viktimë e tensioneve që u pasuan dhe nga një valë protestash të serbëve pas një valë vrasjesh ende enigmatike të gjashtë serbëve në një kafene të qytetit të Pejës në mbrëmjen e 14 Dhjetorit.

Po atë ditë forcat ushtarake jugosllave vranë në perëndim të Prizrenit 35 shqiptarë të trupave të pajetë të cilët tani ndodhen në morgun e spitalit të Prizrenit. Si pasojë e kësaj gjendjeje, dje në Pejë dhe Prizren është ndërprerë mësimi nëpër shkolla ndërsa qyteti i Pejës u bllokua nga forca policore dhe civile serbe që kanë sulmuar dhe keqtrajtuar shqiptarët nëpër rrugë duke shkaktuar me dhjetëra të plagosur.

Të plagosur ka patur dhe në mjedise të tjera të Kosovës në Ferizaj, Mitrovicë dhe në lokalitete të tjera. Sipas njoftimeve në Ferizaj ka patur përleshje të ashpra midis serbëve dhe një grupi të rinjsh shqiptarë. Policia serbe njoftoi sot se ka ndaluar tre shqiptarë të dyshimtë se janë implikuar në hapjen e zjarrit të hënën në Pejë ku të panjohur me maska vranë gjashtë të rinj serbë. Autoritetet e Beogradit akuzuan luftëtarët e UÇK-së se kanë kryer këtë masakër por përfaqësuesi politik Adem Demaci e ka mohuar dje përgjegjësinë e UÇK-së./tvklan.al

Gazetare : Mirela Milori