Achille Lauro konsiderohet padyshim një ikonë e vërtetë e muzikës italiane dhe kjo jo vetëm për këngët e tij, por edhe për personalitetin e tij unik.
Muajt e fundit, gazetari italian Fabrizio Corona zbuloi se Lauro kishte një flirt me Chiara Ferragni- n kur ajo ishte ende e martuar me Fedez-in, por ai e mohoi këtë, duke u kërkuar të gjithëve të fokusoheshin në muzikën e tij dhe jo në thashethemet për të.
Këngëtari së fundmi ka treguar se është beqar dhe nuk dëshiron një lidhje.
Kur u pyet pse nuk dëshiron të angazhohet në një marrëdhënie dashurie, ai u përgjigj hapur: “Lidhjet e dashurisë kanë nevojë për kujdes dhe vëmendje dhe unë mund t’i jap vetëm kur nuk kam shpërqendrime.”
Në një intervistë për Vanity Fair, Achille Lauro shpjegoi se prioritetet e tij aktuale janë muzika dhe ambiciet e tij artistike, duke përfshirë dëshirën për të drejtuar Festivalin e Sanremos.
Klan News